Instalimi i Windows XP

Shko poshtė

Instalimi i Windows XP

Mesazh  Toni Rock prej Wed Jul 30 2008, 15:51

Instalimi i Windows XP
Windows XP Professional

Komponentet e Rekomanduara pėr Windows XP Professional

Procesori 233 MHz minimumi
Rekomandohet 300 MHz
Memorja 64MB minimumi
Rekomandohet 128MB
Hard Disk 1.5GB hapėsirė e zbrazėt
Video Super VGA (800x600) ose mė e lartė


1. Ndizeni kompjuterin tuaj dhe futeni CD e Windows XP Professional nė CDROM.
Ju duhet tė verifikoni se kompjuteri juaj ėshtė i konfiguruar tė filloj (ang. boot ) nga CD-ROM .
Pėr tė verifikuar kėtė, gjatė ndezjės sė kompjuterit tuaj shtypni tastin “Delete”!
Pasi tė hapet dritarja e Biosit, klikoni mbi “Advanced Setup”, tė 1ST Boot Device; vendosni CDROM, pastaj shtypni tastin ESC, shkoni “EXIT” dhe shtypni tastin ENTER, ju shfaqet njė paralajmėrim ku shkruan “Save Current Settings and Exit (Y/N)?”, shtypni “Y” (mė kuptimin Yes, pra pėr t’i ruajtur ndryshimet) dhe nė fund shtypni tastin ENTER nė tastierė.

2. Figura 1.1 paraqet kopjimin e skedarėve fillestar tė procesit instalues. Gjatė kėtij procesi programi instalues shkarkon, versionin minimal tė Windows XP pėr tė pėrkrahur procesin instalues, si dhe shkarkon disa drivera.
3. Pas pėrfundimit tė kėtij procesi, ju keni mundėsinė tė specifikoni njė particion instalues, ose nėse nė kompjuter nuk keni asnjė partcion, ju duhet tė krijoni particion tė ri.
Nėse kompjuteri ka particione ekzistuese, atėherė ju mund t’i fshini ato nėse doni. Ju gjithėashtu mund tė krijoni disa partcione tjera nga kjo mundėsi.
4. Nė figuren 1.2, ju do tė njoftoheni se nuk ka asnjė particion tė krijuar, ( kjo paraqitet nėse jeni duke instaluar sistemin operativ pėr here tė parė nė kompjuter ). Pėr tė krijuar particion (ndarje tė re), shtypni C.
5. Nė figuren vijuese paraqitet pamja e krijimit tė particionit tė ri. Paraqet madhėsinė minimale dhe maksimale tė lejuar pėr particionin e ri, dhe kėrkon nga ju qė tė shtypni madhėsinė e particionit qė doni ta krijoni.
Pasi tė keni shtypur madhėsinė e particionit tė ri, shtypni tastin, Enter pėr tė vazhduar.
6. Nė veprimin e ardhshėm ju duhet tė zgjedhni si tė formatizoni particionin e ri. Keni disa mundėsi: NTFS (Quick), FAT (Quick), NTFS, dhe FAT (shiqoni figuren 1.4). Duke pėrdorur shigjetat nė tastierė zgjedhni njerėn prej kėtyre mundėsive dhe shtypni tastin Enter pėr tė vazhduar.
7. Programi instalues do tė filloj mė procesin e formatizimit tė particionit tė ri tė krijuar mė parė, (fig. 1.5).
Ky proces merr disa minuta (1-10 minuta) , kjo varet nga madhėsia e particionit dhe nga sistemi i skedarit qė ju keni zgjedhur.

8. Ashtu siq shihet edhe nė figuren 1.6, hapi tjetėr qė vjen pas pėrfundimit tė procesit tė formatizimit ėshtė procesi i kopjimit tė skedarėve nga CD-ja e Windows XP nė particionin e ri.
8. Ashtu siq shihet edhe nė figuren 1.6, hapi tjetėr qė vjen pas pėrfundimit tė procesit tė formatizimit ėshtė procesi i kopjimit tė skedarėve nga CD-ja e Windows XP nė particionin e ri.

9.Pasi tė jetė kompletuar kopjimi i skedarėve, kompjuteri do tė ristartohet dhe procesi i instalimit do tė kaloj nė fazėn e quajtur GUI, (fig. 1.7). Ju mund tė shihni edhe sa kohė ka mbetur deri nė pėrfundimin e instalimit tė Windows Xp.

10. Nė veprimin e ardhshėm qė shifet nė figurėn 1.8, do tė kerkohet nga ju qė tė verifikoni Opcionet e Regjionit dhe tė Gjuhės. Pra nė kėtė hap mund tė zgjedhni Regjionin dhe gjuhen, mė pastaj shtypni Next pėr tė vazhduar.
11. Mė pas ju duhet tė shtypni emrin tuaj dhe organizatėn ( figura 1.9 ) ; pasi t’i keni shtypur kėto tė dhėna klikoni Next.

12. Tani ju duhet tė shtypni Windows XP Product Key ( Figura 1.10).
Pasi tė keni shtypur kėtė kod prej 25 karaktereve qė ndodhet nė CD-nė e Windows XP, shtypni Next.

13. Shtypni emrin e kompjuterit, si dhe nėse dėshironi tė vendosni fjalėkalim, atėherė i plotėsoni fushat pėr fjalėkalim dhe atė pėr konfirmim (Fig. 1.11). Pastaj klikoni Next.


14. Hapi i ardhshėm ėshtė vendosja e datės dhe kohės (fig. 1.12).
15. Veprimi tjetėr qė pason ėshtė ai qė shihet nė figuren 1.13, ku ju duhet tė caktoni network settings.
Ku keni dy mundėsi: Typical dhe Custom.


16. Pasi tė keni caktuar Network Settings ju duhet tė zgjedhni opcionin workgroup ose domain name pėr sistemin e ri. (figura 1.14)


17. Nė fihuren 1.15, Windows XP instaluesi fillon mė kopjimin e skedarėve qė pėrkrahin opcionet qė ju zgjodhėt mė herėt ( figurat 1.13 dhe 1.14 ).
18. Pasi tė jetė kompletuar kopjimi i skedarėve, programi instalues vazhdon mė instalimin e komponenteve tjera tė Windows-it.

19. Dhe nė fund programi instalues do tė largoj nga disku skedarėt e pėrkohshėm qė ishin pėrdorur gjatė instalimit ( Figura 1.16 ).


20. Pas largimit tė skedarėve tė pėrkohshėm, instalimi do tė kompletohet.
Windows XP do tė ristartoj kompjuterin, dhe gjithėqka ka pėrfunduar.

Tani keni tė instaluar Windows XP nė kompjuterin tuaj.




FOTOT NUK JAN SEPSE KETU NUK KAM MUNDUR TI QES SEPSE NUK EGZ.KETU NE KETE FORUM...
avatar
Toni Rock
VIP
VIP

Numri i postimeve : 10
Age : 25
Location : Kerkun Hiq
Registration date : 30/07/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi