Hakerėt shqiptarė sulmojnė me sukses webfaqet malazeze

Shko poshtė

Hakerėt shqiptarė sulmojnė me sukses webfaqet malazeze

Mesazh  Toni Rock prej Wed Jul 30 2008, 14:54

Gjatė ditėve tė fundit, faqet e internetit tė kompanisė kombėtare malazeze "Monetenegro Airlines" dhe tė gazetės me tirazhin mė tė madh nė Mal tė Zi, "Vijesti", janė manipuluar nga hakerė shqiptarė

Hakerėt, tė cilėt prezantohen si "Grupi i hakerėve nga Kosova" dhe "Hakers forever" nė webfaqen e kompanisė malazeze tė fluturimeve kanė vendosur flamurin shqiptar dhe mesazhe nė gjuhėn shqipe dhe angleze si: "Shqipėria e Bashkuar", "Qoftė e bekuar toka shqiptare dhe populli i saj, duam bashkimin".

E pėrditshmja "Vijesti", e cila ishte e vetmja qė ka shkruajtur pėr sulmin e hakerėve ishte edhe vetė nė shėnjestėr tė tyre. I njėjti grup nė webfaqen e gazetės me tirazhin mė tė madh nė Mal tė Zi ka vendosur flamurin shqiptar, hartėn e Kosovės dhe mesazhin nė gjuhėn angleze " Jam krenar qė jam shqiptar", dhe e tėra kjo shoqėrohej me tinguj tė muzikės shqiptare.

Kryeredaktori dhe redaktori pėrgjegjės i "Vijestit", Ljubisha Mitroviq thotė se sulmet e hakerėve nuk kanė prapavijė politike. "Kėtė ne e shohim si lojė tė hakerėve. Nga kjo nuk ka mbrojtje tė qindpėrqindtė, asnjė kompani nuk mund tė mbrohet nėmėnyrė absolute", tha ai.

Ndėrkaq mjeshtri dhe autori i webfaqes sė gazetės Vijesti, Andrej Minevski sqaron se pėr shkak tė moskujdesit tė administratorit tė faqes, hakerėt e kanė tė lehtė tė kryejėn punėn e vet. "Nė thelb ata nuk kanė bėrė asgjė tė menēur. Ka qenė fjala pėr fjalėkalime, pėrshembull kodi identifikues ka qenė Marko e edhe fjalėkalimi ka qenė Marko".

Ekspertėt tregojnė se kompanitė malazeze investojnė shumė pak nė sigurinė e prezantimeve tė tyre nė internet. Pėrveē kėsaj policia malaeze nuk ėshtė nė gjendje dhe nuk ka kapacitetet e duhura profesionale dhe teknike qė tė luftojė kėtė lloj kriminaliteti.
avatar
Toni Rock
VIP
VIP

Numri i postimeve : 10
Age : 25
Location : Kerkun Hiq
Registration date : 30/07/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi